
Përjashtimi nga gara për në Gjykatën e Lartë, i gjyqtares së Apelit të Posaçëm, Saida Dollani, bëhet objekt i një përballjeje në Gjykatën e Lartë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka bërë rekurs një vendimi të Apelit Administrativ të 10 nëntorit, që i dha të drejtë Dollanit të rikthehet në garë.
Kujtojmë se Këshilli i Lartë Gjyqësor e skualifikoi nga gara znj. Dollani ndërkohë që Apeli i Gjykatës Administrative i dha të drejtë dhe e riktheu në garë.
Aktualisht, KLGJ-ja po punon për plotësimin e 11 vendeve të lira në Gjykatën e Lartë.
Dy javë më parë, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar kandidaturën e Dariel Sinës, për në Gjykatën e Lartë. (A2 Televizion)