Përballje titanësh për Barcelonën e Real Madridin në Kupën e Mbretit

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 21:50 | Futboll
Përballje titanësh për Barcelonën e Real Madridin në

Është hedhur sot shorti i Kupës së Mbretit, ku kemi mësuar çiftet e çerekfinales së këtij edicioni. Shorti ka prodhuar përballje tejet të vështira për Barcelonën e Real Madridin.

Kështu, Barcelona do të përballet me skuadrën e Real Sociedadit, kurse Real Madridi pret në shtëpi Atletico Madridin.

Po ashtu, ndeshje interesante do të jenë edhe ato mes Valencias e Athletic Bilbaos dhe Osasunas me Sevillan.

Ndeshjet do të zhvillohen më datat 24, 25 dhe 26 janar. Ndeshja e parë e gjysmëfinales luhet më 8 shkurt, ndërsa ajo e kthimit më 1 mars, kurse finalja zhvillohet më datën 6 mars.

PËRBALLJET E ÇEREKFINALEVE TË KUPËS SË MBRETIT:

Real Madridi – Atletico Madridi

Osasuna – Sevilla

Valencia – Athletic Bilbao

Barcelona – Real Sociedad (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos