
Ka përfunduar numërimi i votave për këshillin bashkiak në Bashkinë e Dropullit dhe Këlcyrës.
Kështu, sipas të dhënave zyrtare në Dropull, Partia Socialiste ka marrë 15 mandate, koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” 3 mandate, MEGA 2 mandate dhe PDS vetëm 1 mandat.
Ndërkohë, në Këlcyrë vihet re një larmishmëri në ndarjen e mandateve si më poshtë:
Partia Socialiste – 3 mandate
Bashkë Fitojmë - 1 mandat
Partia Agrare Ambientaliste - 1 mandat
Partia Republikane - 1 mandat
Aleanca Liberale - 1 mandat
PSD - 1 mandat
PD - 1 mandat
LZHK - 1 mandat
PDIU - 1 mandat
Aleanca Demokratike - 1 mandat
Lëvizja e Re - 1 mandat
Aleanca Demokristiane - 1 mandat
Ardhmëria shqiptare – 1 mandat (A2 Televizion)