Përcaktohet se kush është filmi më i frikshëm i të gjitha kohërave

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 18:27 | Showbiz

Nga vampirët te përbindëshat, të shumtë janë filmat e frikshëm përgjatë historisë së kinematografisë, por një studim shkencor ka përcaktuar se kush është më i frikshmi nga të gjithë.

Bëhet fjalë për “Sinister”, filmi i vitit 2012 me protagonist Ethan Hawke, i cili luan rolin e një shkrimtari që zbulon në papafingon e shtëpisë së tij të re disa filma që tregojnë vrasje makabre. Ky zbulim e vendos në rrezik familjen e tij.

Për të arritur në përfundimin se “Sinister” është filmi më i frikshëm, studiuesit vëzhguan rrahjet e zemrës së 50 personave kur ata panë 50 filma horror të ndryshëm. U pa se me filmin “Sinister” zemra e tyre i shtoi rrahjet me 32%. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=_kbQAJR9YWQ

A2 CNN Livestream

Latest Videos