Përdhunuan në grup shqiptaren, urdhër-arresti ndërkombëtar për ish-yllin e Milan

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 17:45 | Futboll
Përdhunuan në grup shqiptaren, urdhër-arresti

Prokuroria e Milanos i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ekstradim dhe urdhrin e arrestit ndërkombëtar për futbollistin Robinho, i cili u dënua përfundimisht së bashku me një shok të tij për dhunë seksuale në grup ndaj një 23-vjeçareje shqiptare, e cili u dhunua në një dhomë natën e 22 janarit 2013.

Gjykata e Lartë në Itali në janar konfirmoi dënimin me 9 vjet burg për ish-yllin e Milanit, Robinho për përdhunimin në grup të vajzës shqiptare.

Në këtë mënyrë, trupi gjykues hodhi poshtë pretendimet e palës mbrojtëse të futbollistit brazilian se ajo çfarë kishte ndodhur me vajzën ishte bërë me konsensus.

Gjykata dha një dënim të formës së prerë, pa vend për apelime të mëtejshme me fillimin e menjëhershëm të dënimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos