
Natyra e denoncimeve këto zgjedhjeve vendore ka një dallim nga procese zgjedhjeve të viteve të shkuara. Ky është vlerësimi që bën Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në “Intervistë” me Merita Haklajn.
Sipas kryekomisionerit, ankesat e ardhura deri më tani në KQZ nga organizata monitoruese apo nga vetë partitë politike, kanë qenë kryesisht për mënyrën sesi po pasqyrohet fushata në rrjetet sociale.
“Në vlerësimin tim, nëse shohim natyrën e denoncimeve, apo partive politike të caktuara, ka një dallim shumë të madh, natyra sjelljeve të denoncuara, me rastet e denoncuara në zgjedhje të tjera.”
Si raste të shkuara Celibashi përmend përdorimin e “makinave të institucioneve, marrja e administratës me forcë në mitingje etj. Raste të tilla ka ende, thotë kryekomisioneri, por shton se janë sporadike.
Por a po i bëhet presion administratës këto zgjedhje vendore?
Celibashi thotë se përpos asaj që mund të thuhet publikisht, në tryezën e KQZ-së nuk ka pasur denoncime të sjella në mënyrë të dokumentuar.
Megjithatë, kreu i KQZ-së theksoi se kushdo që sjell në vëmendje raste të tilla kur drejtues të administratës ushtrojnë trysni mbi votuesin, do të ketë mbështetjen e tij. (A2 Televizion)