Përfshihet nga flakët autobusi urban në Vlorë

Nga A2 CNN
20 Mars 2021, 18:40 | Aktualitet

Një autobus i transportit urban është përfshirë nga flakët pasditen e së shtunës në qytetin e Vlorës.

Fatmirësisht si pasojë e flakëve në autobus nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ish-Gjyqi i vjetër dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë dhe kanë fikur zjarrin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos