Përfshihet nga flakët një automjet tek "Ura e Fajancës" në Korçë, dyshohet e qëllimshme

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 09:44 | Kronikë

Një automjet është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës në qytetin e Korçës. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, e njohur si "Ura e Fajancës" dhe paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me ngjarje të qëllimshme, por hetimet pritet të zbardhin ngjarjen

“Korçë/Informacion paraprak: Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur "Ura e fajancës", ka rënë zjarr në automjetin tip "Benz" në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton Policia e Korçës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/06/del-video-momenti-kur-i-vihet-flaka-makines-ne-korce-autori-u-dogj-edhe-vete/
https://a2news.com/2023/04/06/zbulohet-pronari-i-makines-se-djegur-ne-korce-cfare-fiksuan-kamerat-e-sigurise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos