Përplasi për vdekje “Olsi policin” te vijat e bardha dhe “ia mbathi”, arrestohet shoferi i kamionit

Nga A2 CNN
5 Prill 2023, 13:00 | Kronikë
Përplasi për vdekje “Olsi policin” te vijat e bardha dhe

Policia e Tiranës ka lokalizuar dhe ka vënë në pranga shoferin e kamionit, që një ditë më parë përplasi për vdekje Oligert Dikën apo siç njihej ndryshe “Osli polici”.

Ngjarja e rëndë ndodhi te rruga “Kastriotët”, ku 32-vjeçari u përplas teksa ishte te vijat e bardha.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. F., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin O. D., 32 vjeç, banues në Tiranë”, njofton Policia e kryeqytetit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/04/e-rende-ne-tirane-kamioni-shtyp-per-vdekje-te-vijat-e-bardha-olsi-policin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos