Kush është fieraku i dënuar në Belgjikë për trafik droge, GJKKO i sekuestron 8 apartamente në Orikum dhe 260 mijë € llogari bankare

Nga A2 CNN
5 Prill 2023, 13:33 | Kronikë
Kush është fieraku i dënuar në Belgjikë për trafik

GJKKO ka vendosur sot sekuestrimin e pasurive të Veip Ormënajt, 47-vjeç, i dënuar në Belgjikë për trafik drogë. Gjykata ka pranuar kështu kërkesën e bërë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila e ka regjistrimin procedimin pasuror ndaj Ormënajt më 23 shkurtin e kaluar.

Ormënajt dhe personave të lidhur më të i janë sekuestruar pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale 775 (shtatë qind e shtatëdhjetë e pesë) m2, e cila gjendet në Orikum, Vlorë.  Ndërkohë që janë sekuestruar edhe dy llogari bankare: Depozita në shumën prej 190.013.78 Eurosh dhe  depozita në shumën prej 68. 987.00 Eurosh.

8 apartamentet e sekuestruara janë:

Apartament me sipërfaqe 220.80m2

Apartament me sipërfaqe 216.50m2

Apartament me sipërfaqe 47.50m2

Apartament me sipërfaqe 44.30m2

Apartament me sipërfaqe 48.m2

Apartament me sipërfaqe 58.70 m2

Apartament me sipërfaqe 46.30.m2

Apartament me sipërfaqe 93.m2

SPAK thotë se Veip Ormënaj është dënuar në Belgjikë dhe nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i ketë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/05/spak-i-sekuestron-3-kompani-ullishten-dhe-2-automjete-luksoze-turkut-te-akuzuar-per-trafik-droge-mbi-10-milione-euro/

A2 CNN Livestream

Latest Videos