Përfshihet nga flakët një ndër ndërtesat më të larta të Stambollit

Nga A2 CNN
15 Tetor 2022, 22:33 | Bota
Përfshihet nga flakët një ndër ndërtesat më

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e së shtunës një ndër ndërtesat më të larta të Stambollit në Turqi.

Nga raportimet paraprake ngjarja është regjistruar në zoën e Fikirtepes në Stamboll, ndërkohë që shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

Flakët në fillim kanë shpërthyer në katet e para të ndërtesës, për t’u përhapur më pas me shpejtësi.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, teksa dhjetëra ekipe zjarrfikësish ndodhen në vendngjarje. (A2 Televizion)

https://twitter.com/ragipsoylu/status/1581355471554109441

A2 CNN Livestream

Latest Videos