Një kandidat nga Nju Jorku për zgjedhjet në Kongres, ka publikuar së fundmi një video seksi në një prej faqeve më të njohura për filma për të rritur, për të promovuar programin e tij elektoral, pika kryesore e të cilit është legalizimi i prostitucionit.





Kandidati Mike Itkis garon për distriktin e 12 të Nju Jorkut dhe është një major rezervist i ushtrisë amerikane. Ai synon të largojë nga Kongresi në zgjedhjet e nëntorit, kongresmenin Jerry Nadler.
Itkis shpjegon se çështja kryesore në fushatën e tij është dekriminalizimi i prostitucionit, kështu për ta promovuar këtë gjë ai mori pjesë në një film për të rritur bashkë me një aktore të njohur të këtij zhanri të quajtur, Nicole Sage.
Videoja 13-minutëshe fillon me një rrëfim të aktores e cila tregon se nuk është nën ndikimin e narkotikëve apo alkoolit. (marrë nga Daily Mail). (A2 Televizion)