
Ndaj protestave kundër-qeverisë në Iran ka pasur shumë reagime. Presidenti amerikan, Joe Biden, u bëri thirrje liderëve në Iran që të ndalin dhunën kundër qytetarëve të tyre.
“Gratë duhet të jenë në gjendje të veshin në emër të Zotit atë që duan", tha ai gjatë një fjalimi në Kolegjin e komunitetit Irvine Valley në Kaliforni.
Ndërkohë, në mbyllje të kongresit të mbajtur në Berlin, Drejtuesit e Partisë Socialiste Evropiane kënduan “Bella ciao”, si nje homazh për 22-vjeçaren iraniane.
Mahsa Amini humbi jetën pasi ishte ndaluar nga policia sepse nuk kishte veshur hixhabin në mënyrën e duhur. (A2 Televizion)