Samiti i Tiranës: Unioni ripohon angazhimin ndaj anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 16:47 | Aktualitet
Samiti i Tiranës: Unioni ripohon angazhimin ndaj anëtarësimit

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, të pranishëm ditën e sotme në Tiranë, në konsultim me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe në prani të palëve të interesuara rajonale dhe ndërkombëtare, kanë bërë të ditura përfundimet e samitit.

Në Deklaratën e Tiranës bëhet e ditur se liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor kanë renë dakord që përshkallëzimi i luftës së Rusisë në Ukrainë po vë në rrezik paqen dhe sigurinë në bllok por edhe në të gjithë botën.

Po ashtu, nënvizohet rëndësia e partneritetit strategjik mes BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi Evropian, në deklaratën e përbashkët përmbyllëse të samitit, ka ripohuar angazhimin ndaj “perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.”

Gjithashtu bëhet thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit. BE ka përshëndetur progresin e bërë nga shtetet e rajonit deri më tani si dhe mbajtjen e Konferencave të para Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përshkallëzimi i luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës po vë në rrezik paqen dhe
sigurinë evropiane dhe globale dhe nënvizon rëndësinë e partneritetit strategjik midis BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

BE-ja ripohon angazhimin e saj të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit të
Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe bën thirrje për përshpejtimin e
procesit të anëtarësimit, duke u bazuar te reformat e besueshme të Partnerëve, te
kushtëzimet e drejta dhe të rrepta dhe te parimi i meritës së secilit, gjë që është në interesin
tonë të përbashkët. BE-ja përshëndet progresin e bërë nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në
rrugëtimin përkatës drejt BE-së që nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Brdo, në tetor

Në veçanti, BE-ja përshëndet mbajtjen e Konferencave të para Ndërqeveritare me
Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. (A2 Televizion)

Deklarata e Tiranës, Samiti BE-BP

A2 CNN Livestream

Latest Videos