
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë përfunduar ditën e parë të takimeve në Uashington për të vijuar nesër, kur pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja për bashkëpunim ekonomik.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi pas takimit se kishte përparim në këto bisedime dhe nesër pritet të ketë marrëveshje për bashkëpunim ekonomik me Serbinë.
Hoti theksoi se nga SHBA nuk do të vijnë marrëveshje të dëmshme.
“Nesër mund të bëhet e qartë gjithçka, nesër mund të shihet marrëveshja, jemi një hap afër përmbylljes së marrëveshjes dhe kemi bërë një hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale”, tha ai. (A2 Televizion)