Përfundon epoka "Netanjahu", votëbesohet qeveria e re në Izrael

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 16:30 | Bota
Përfundon epoka "Netanjahu", votëbesohet qeveria e re

Pas 4457 ditëve radhazi në detyrë, Benjamin Netanjahu nuk do të jetë më në pushtet. Në fjalimin e fundit përpara zëvendësimit si kryeministër, sulmoi rivalët.

Benjamin Netanjahu, ish-kryeministër i Izraelit: “E quani veten rojtarë të demokracisë, por keni frikë nga demokracisë sa që jeni gati të kaloni ligje fashiste kundër kandidaturës sime, një gjuhë e Koresë së Veriut dhe Iranit, që të mbani regjimin tuaj”.

Ai që e zëvendësoi, rivali i djathtë Naftali Bennett, u has me kundërshti të forta të aleatëve të Netanjahut dhe ekstremistët e së djathtës. Disa u larguan nga salla. Por Bennett fitoi votëbesimin në Knesset, parlamentin izraelit. Betimi i bërë zyrtar, Bennett është kryeministri i ri i Izraelit. Ai premtoi një lloj tjetër politike, të fokusuar në unitet dhe dakordësi.

Naftali Bennett, Kryeministër i Izraelit: “Dy herë në historinë tonë, ne kemi humbur shtëpinë tonë hebreje, për shkak të liderëve të gjeneratës së kaluar që nuk ishin në gjendje të dakordësoheshin me njëri-tjetrin për kompromis. Jam krenar për aftësinë për t’u ulur së bashku me njerëz që kanë qëndrime të ndryshme nga ne”.

Milioneri 49-vjeçar i teknologjisë High-tech është kryeministri i parë fetar. Rrugëtimi politik e ka çuar atë në një sërë partish të ndryshme të së djathtës. Tani drejton koalicionin më divers në historinë e Izraelit, përfshirë partinë e para arabe që i bashkohet një qeverie.

Bennett: “Ne nuk jemi armiq. Jemi një popull.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos