Statuja ikonike vishet blu, blindohet Brukseli për samitin e NATO-s

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 12:34 | Bota
Statuja ikonike vishet blu, blindohet Brukseli për samitin e NATO-s

Brukseli, kryeqyteti i Belgjikës dhe njëkohësisht kryeqendër europiane, është blinduar për shkak të samitit të rëndësishëm të liderëve të NATO-s.

Në rrugët e këtij qyteti si dhe në afërsi të godinës së selisë qendrore të Aleancës ushtarake është vënë re prezencë e madhe policore dhe e agjentëve sekretë.

Siguria është përforcuar edhe në ambasadat përkatëse të 30 shteteve anëtare të NATO-s, që gjenden në Bruksel. E gjitha kjo është pjesë e protokollit për të mbrojtur liderët si presidenti amerikan, Joe Biden, ai turk, Rexhep Tajip Erdogan e shumë të tjerë.

Përtej natyrës serioze të këtij eventi, autoritetet lokale të kryeqytetit belg kanë vlerësuar samitin duke veshur statujën e famshme të djalit që urinon, me rroba me logo të NATO-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos