
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes pamje nga rruga që të çon për në aeroportin e Kukësit, ku dy ditë më parë përuroi edhe 4 destinacione të reja që do të nisin nga maji nga ky aeroport.
Sipas Ramës ka përfunduar mbikalimi i rrugës së aeroportit dhe është gati për të pritur flukset që do të sjellë programi i fluturimeve.
“Mirëmëngjesi dhe me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë theksoi gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit se aeroporti i Kukësit do të kthehet në një pikë referimi për të gjithë rajonin. (A2 Televizion)