SHBA dhe Shqipëria, bashkautore të nismave për Ukrainën në Këshillin e Sigurisë së OKB

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2022, 11:32 | Aktualitet
SHBA dhe Shqipëria, bashkautore të nismave për Ukrainën

Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sipas ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, ky term përdoret për të treguar se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara do të mbajnë bashkautorësinë për çështje dhe nisma që kanë lidhje me sigurinë e me paqen, veçanërisht për Ukrainën. “Vendet tona do të ndajnë informacion në mënyrë prioritare, do të jenë në origjinë të çdo nismeje që lidhen me këtë temë”, tha Xhaçka.

“Me këtë rol në tryezën drejtuese të OKB, Shqipëria merr një përgjegjësi të madhe, me dinjitet të lartë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ngjit një shkallë të re në partneritetin gjithnjë e më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Rama në një postim në Facebook.

“Krijimi i këtij çifti, SHBA-Shqipëri, në Këshillin e Sigurimit, është ndërmarrë për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm, me nisma konkrete që të dyja vendet tanimë partnere të ngushta në këtë proces, do të ndërmarrin. Gjë që konfirmon qartësisht pozicionin pa ekuivok të vendit tonë, në këtë çështje kaq akute”, tha Rama në një konferecë për mediat.

https://a2news.com/2022/01/31/konflikti-rusi-ukraine-ambasadori-shqiptar-ne-okb-nje-vend-sovran-nuk-merr-vendime-nen-kercenimin-e-armeve/

“Shqipëria është një vend që thotë atë që mendon, dhe jo një vend që qëndron në fund dhe vetëm tund kokën në shenjë aprovimi, siç ka ndodhur në të shkuarën”.

Rama shtoi se në ditët në vijim do të vizitojë Shtetet e Bashkuara, për të komunikuar në nivelet më të larta politike, siç tha ai, edhe për shkak të këtij zhvillimi të ri. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se delegacioni shqiptar do të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, por edhe drejtues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet kryesisht për konfliktin në Ukrainë.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos