Shqipëria, bashkautore e nismave për Ukrainën në OKB, reagon Yuri Kim

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2022, 18:56 | Aktualitet
Shqipëria, bashkautore e nismave për Ukrainën në OKB, reagon

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim vlerësoi rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si bashkëpenëmbajtëse me SHBA mbi çështjen e Ukrainës.

Sipas Kim, agresioni rus, kërcënon jo vetëm Ukrainën dhe Europën, por edhe rendin ndërkombëtar.

“SHBA vlerësojnë udhëheqjen e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si bashkëpenëmbajtëse me ne mbi çështjen e Ukrainës. Agresioni i Rusisë kërcënon jo vetëm Ukrainën dhe Europën, por rendin ndërkombëtar të cilin OKB-ja është ngarkuar të ruajë”, shkruan ambasadorja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos