
Përfundon seanca në Gjykatën e Posaçme ndaj Vangjush Dakos. Ish-kryebashkiaku i Durrësit ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave.
Ai ka pretenduar se ka zbatuar ligjin dhe se ka firmosur mbi akte të përgatitura nga specialistët. Përmes avokatit, Dako ka kërkuar masë më të butë sigurie.
Qendrim mohues për akuzat kanë mbajtur edhe të dyshuarit e tjerë të pranishëm në sallën e gjyqit. (A2 Televizion)