
Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:55, në bulevardin "Gjergj Fishta".
Mësohet makina e përfshirë nga flakët është në pronësi të G. Sh.. Si pasojë e zjarrit, për fat të mirë ka vetëm dëme materiale
Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet, megjithatë po hetohen të gjitha pistat. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
"Me datë 07.06.2023, rreth orës 21:55, në bulevardin "Gjergj Fishta", ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti i shtetasit G. Sh., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit". (A2 Televizion)
Njoftimi i Policisë