Qëlloi me thikë policin në Itali, arrestohet në Spanjë shqiptari që shtirej si rumun

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 18:37 | Kronikë
Qëlloi me thikë policin në Itali, arrestohet në Spanjë

Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim prej 23 dhjetorit është vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohet se, plagosi me thikë një polic gjatë një debate të lindur për arsye banale.

Sipas mediave vendase, i kërkuari fshihej në Salou në komunitetin autonom spanjoll të Katalonjës, ku përdorte një identitet të rremë rumun.

Prania e tij në Katalonjë u raportua nga hetuesit e Domenico Condello në prill pasi kishin identifikuar isa gjurmë në kuadër të një hetimi tjetër të nisur në kryeqytet. Ndaj të kërkuarit ishte në pritje një urdhër-arresti ndërkombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos