
Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar idiot doktorin Anthony Fauci në një telefonatë me stafin e tij të fushatës, duke shtuar se eksperti i sëmundjeve infektive është një “katastrofë që ka 500 vjet nëpër këmbë”.
“Njerëzit janë lodhur me koronavirusin, po thonë “varja, na lini rehat”. U ka ardhur në majë të hundës me Faucin dhe idiotët e tjerë. Fauci është njeri i mirë, por ka 500 vjet nëpër këmbë”, tha Trump.
“Nëse do ta dëgjonim Faucin, do të kishim 500 000 viktima”, shtoi Trump.
Që nga nisja e pandemisë, në SHBA janë regjistruar 219 000 viktima nga Covid-19.
Fauci është drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive që nga viti 1984 dhe është anëtar i task forcës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë. (A2 Televizion)