Përgatiti bombat që duhet të shpërthenin në Uashington, FBI shpërndan videon

Nga A2 CNN
14 Prill 2021, 15:42 | Bota
Përgatiti bombat që duhet të shpërthenin në Uashington,

Byroja Federale e Investigimit, e njohur botërisht si FBI, ka shpërndarë së fundmi disa pamje të kapura nga kamera sigurie që “ndjekin” një person i cili dyshohet si autor i një atentati të mbetur në tentativë.

Bëhet fjalë për dy bomba artizanale që u gjetën nga forcat e sigurisë amerikane fatmirësisht të pashpërthyera në një zonë afër Capitol Hill në Uashington, pikërisht ditën kur godina simbol e pushtetit amerikan u sulmua nga mbështetës të ish-presidentit Donald Trump, më 5 janar të këtij viti.

https://twitter.com/FBI/status/1382061203913117702
Video i shpërndarë nga FBI

FBI ka ofruar 100 mijë dollarë për të identifikuar personin me kapuç që duket në video. Sipas hetuesve, bombat ishin shumë të ngjashme, e të dyja ishin rreth 30 cm të gjata me kapakë fundorë dhe instalime elektrike që dukeshin se ishin bashkangjitur në një kohëmatës.

Sipas hetuesve, bombat ishin ndërtuar për të krijuar një diversiv, në mënyrë që forcat e rendit të shpërqendroheshin nga ruajtja e Capitol Hill. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/29/fbi-jep-detaje-te-reja-ne-lidhje-me-bombat-artizanale-te-gjetura-prane-capitol/

A2 CNN Livestream

Latest Videos