Përgatitjet e Kombëtares, asnjë problem me lojtarët, Cikalleshi i bashkohet grupit

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 17:08 | Futboll
Përgatitjet e Kombëtares, asnjë problem me lojtarët,

Edhe pse me grup të përgjysmuar, Kombëtarja ka lajme të mira përpara dy ndeshjeve kualifikuese të muajit qershor. Pas lëndimit të Gjasulës, asnjë nga lojtarët e grumbulluar nuk ka probleme fizike.

Ky është konfirmimi që vjen nga stafi teknik i kuqezinjve, sipas të cilit të gjithë lojtarët e paraqitur nën urdhrat e trajnerit Sylvinho po vijojnë normalisht stërvitjen. Ndërkohë, edhe nga futbollistët që pritet ti bashkohen Kombëtares, askush nuk ka sinjalizuar për lëndime.

Stërvitjes së skuadrës së fundmi i është bashkuar edhe Sokol Cikalleshi. Pasi ndihmoi skuadrën e tij, Al Khaleej të mbijetonte në elitën e futbollit arab, sulmuesi është gati të japë kontributin për Kombëtaren, në kualifikueset e Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani. Duke vlerësuar lodhjen që paraqet fundi i sezonit, seancat stërvitore të kuqezinjve po përqendrohen fillimisht te puna në palestër dhe më pas lojtarët zbresin në fushë, duke punuar më së shumti me topin. Shqipëria luan më 17 qershor ndaj Moldavisë në Arenën Kombëtare, ndërsa në datën 20 qershor kuqezinjtë i pret trasnferta me Ishujt Faroe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos