“Inteligjenca artificiale zëvendëson Maldinin”

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 12:17 | Futboll
“Inteligjenca artificiale zëvendëson Maldinin”

Gazeta italiane “Repubblica” hapet ditën e mërkurë me titullin: “Inteligjenca artificiale zëvendëson Maldinin”.

Sipas saj, në projektin e ri të Gerry Cardinale, pronarit të Milanit, do të bazohet gjithçka në algoritme dhe të dhëna të aplikuara për futbollin.

Në këto kushte, Billy Beane, ideatori i “Moneyball”, do të bëhet këshilltar i merkatos së kuqezinjve.

Ndërkohë, sipas “Repubblica”, Maldini i është drejtuar me këto fjalë pronarit gjatë takimit që vulosi largimin e tij nga posti i drejtorit sportiv te Milani: “Gerry, respekto historinë e Milanit”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/06/milani-shkermoqet-per-24-ore-zyrtarizohet-largimi-i-maldinit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos