Përgatitjet për festën e fitores pranë “Skënderbeut”

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 14:23 | Politikë

Me anë të një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, kryeministri Rama shpalli fitoren në zgjedhje mëngjesin e së martës. Ndërkohë, ai njoftoi edhe një organizim në orën 18:00, ku ftoi patronazhistët, koordinatorët, drejtues e anëtarë të partisë të bashkohen. “Sot në 18:00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë, të na bashkohet për përqafimin e fitores”, shkruan Rama.

Ndërkohë, pak pas mesditës gjithçka duket gati në sheshin Skënderbej. Janë vendosur karriget me distancë nga njëra-tjetra, ndërsa Rama pritet të flasë pranë monumentit të Skënderbeut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos