Përgjimet e reja të “Bild”, publikohet telefonata e Kryeministrit Rama

Nga A2 CNN
17 Qershor 2019, 15:08 | Aktualitet
Përgjimet e reja të “Bild”, publikohet telefonata e

E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar një tjetër audiopërgjim në të cilin dëgjohet Kryeministri Rama duke folur në telefon me Arben Keshin, i cili sipas “Bild” është zyrtar në Ministrinë e Brendshme dhe personi i ngarkuar me punë për të realizuar blerjen e dhe manipulimin e votave.

https://youtu.be/Oo0LQ5p7jms

Biseda Rama - Keshi

Rama: Përshëndetje, hë më si duket

Mirë, te pritshmëritë jemi

Rama: E ke realizu objektivin, thu?

Arben Keshi: Them që po

Rama: Po ata maskarenjtë kishin bërë presione mbrëmë?

Arnben Keshi: Po, deshin të më kapin mu... Më pritshin te hoteli ku fleja.

Rama: Çarë deshën me ty?

Arben Keshi: Ai legeni, Flamur Noka

Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka...

Rama: Ti mendon që e kemi realizu objektivin

Keshi: Për këtu tek unë po, mund të lëvizë pak, por nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdhaja.

Rama: OK, mirë vllai.

Sipas “Bild”, në një tjetër përgjim, Keshi telefonon një person të paidentifikuar, i cili i thotë se ka shkuar në një familje për të blerë vota, por ata “nuk pranojnë për më pak se 30...”

Në një tjetër përgjim, Keshi telefonin Drini Gjecin, drejtorin e Drejtorisë Arsimor në Dibër, dhe i thotë që të kontaktojë me drejtorët e shkollave për t’i kujtuar se kë duhet të votojnë.

Drini Gjeci: Ato gratë nuk po i lëviz

Arben Keshi: Ore, burra, gra, çfarë të jenë. Do t’ja kujtoni një më një, nëse duan të jenë të hënën në punë, përndryshe, në p.... të shkojnë.

https://a2news.com/2019/06/17/rama-reagon-perseri-per-pergjimet-konfirmoj-biseden-do-e-beja-prape-njesoj/
https://a2news.com/2019/06/17/mesuesi-me-drejtorin-e-ministrise-se-brendshme-ai-personi-do-200-mije-leke-ka-kater-vota/

Bisedë mes deputetit Artan Gaçi dhe Arben Keshit

Artan Gaçi: Mirëmëngjesi
Arben Keshi: Mirëmëngjesi, ç’a bëre
Artan Gaçi: Ja me shefin e madh edhe me superlativa për ty
Arben Keshi: Faleminderit
Artan Gaçi: Nga ai, nga ai. Unë po e po, por nga ai. Më tregoi edhe historinë e 2011. Ke pikët maksimale.
Arben Keshi: Ishalla kthehen në realitet, se ngela… u bë 3 vjet.
Artan Gaçi: Jo, jo, kthehen, kthehen. Ke vlerësim të jashtëzakonshëm. Të gjithë Maqellarën ta linte ty. Ai është personi, tha. E ka kopsit, e ka bo, tha, të gjitha gjonat. Edhe në 2011-n fitoi, tha, por ashtu ndodhi me një kuti.
Arben Keshi: Ashtu ka qenë shkruar.
Artan Gaçi: Merita e Benit, tha. Kur të vish në Tiranë lidhemi ndonjëherë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/06/17/pergjimet-e-bild-pjerin-ndreu-te-deklaroje-voten-hapur-ose-te-gjeje-vend-e-te-futet/
https://a2news.com/2019/06/17/pergjimet-e-bild-gjiknuri-do-te-nis-ca-tipa-te-jene-aty-per-cdo-rast/

A2 CNN Livestream

Latest Videos