All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç, Italia dhe Rumania nisin të parat pas dritës jeshile nga EMA

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 09:55 | Bota
Vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç, Italia dhe Rumania nisin
All - Paragraf - 1

Rumania dhe Italia nisin sot vaksinimin e adoleshentëve kundër koronavirusit, duke u bërë vendet e para të Bashkimit Evropian që ndërmarrin një hap të tillë.

Komisioni Evropian miratoi të hënën përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët mbi 12 vjeç, pas dritës jeshile të dhënë më herët nga Agjencia Europiane e Barnave.

All - Paragraf - 3

Pa humbur kohë kryeministri rumun, Florin Citu, tha se fëmijët 12 vjeç e lart mund të fillojnë vaksinimin nga 1 qershori. I njëjti vendim u mor edhe nga autoritetet italiane.

Vendet e tjera në Evropë pritet të ndjekin shembullin, megjithëse disa mund të vazhdojnë t'u japin përparësi në vaksinim të rriturve dhe fëmijëve me probleme shëndetësore, të cilat i bëjnë ata më të cenueshëm nga koronavirusi.

Gjermania njoftoi javën e kaluar se do të niste imunizimin e kësaj grupmoshe nga 7 qershori. Përforcimi i vaksinës se Pfizer dhe Biontech te fëmijët 12 deri në 15 vjeç,  është miratuar më herët në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos