Përhapja e Covid-19, Basha: Qeveria është dorëzuar, nuk merr asnjë masë

Nga A2 CNN
7 Korrik 2020, 20:15 | Politikë
Përhapja e Covid-19, Basha: Qeveria është dorëzuar, nuk merr

Kreu i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me mjekë dhe specialistë të departamentit të shëndetësisë në PD, mbi situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Kryeopozitari akuzoi qeverinë se është dorëzuar dhe nuk po merr asnjë masë parandaluese duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Basha tha se sot është jetik testimi horizontal i personelit dhe pacientëve për të gjurmuar dhe izoluar të infektuarit.

Sipas Bashës, dështimi i qeverisë reflektohet me numrin në rritje të të prekurve dhe spitaleve që janë kthyer në vatra infeksioni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos