Përhapja e koronavirusit, doktori Fauci: 5 veprimet bazë që ndihmojnë për ta luftuar

Nga A2 CNN
30 Korrik 2020, 10:00 | Bota
Përhapja e koronavirusit, doktori Fauci: 5 veprimet bazë që

Doktor Anthony Fauci, shefi i sëmundjeve infektive në SHBA, tha se 5 veprime do të ndihmonin në parandalimin e përhapjes edhe më shumë të virusit të ri korona, duke nisur nga mbajtja e maskës në çdo ambient të hapur në mbarë botën dhe jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, shmangia e turmave, distancimi fizik deri në 2 metra dhe higjiena personale. Një apel shkoi përsëri për të rinjtë, që të shmangin baret, pub-et dhe çdo ambient tjetër të mbyllur.

Fauci tha se në SHBA, situate më kritike mbetet në disa shtete, kryesisht Florida e Arizona, që po përjetojnë një rritje të frikshme të shifrave të të prekurve.

“Por nëse nuk arrijmë të respektojmë këto 5 rregulla bazë”, tha Fauci,” do të shohim përkeqësim të situatës në javët në vijim edhe në ato shtete që kanë arritur ta izolojnë më mirë virusin”.

Gjatë 24 orëve të fundit, në SHBA numri i viktimave i tejkaloi 150 mijë, me mbi 1 mijë vdekje të reja, duke shënuar kështu 1/5 e viktimave në mbarë botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos