Përhapja e koronavirusit, Gjermania nuk do të lehtësojë masat deri më 20 prill

Nga A2 CNN
28 Mars 2020, 16:53 | Bota
Përhapja e koronavirusit, Gjermania nuk do të lehtësojë

Burime zyrtare pranë kancelares Angela Merkel bëjnë me dije se qeveria gjermane do të zgjasë masat shtrënguese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, të paktën deri në 20 prill.

Në një intervistë për media vendase, shefi i stafit të Merkel, Helge Braun tha se nuk parashikohet asnjë lehtësim mase deri më 20 prill dhe se pas kësaj date do të nisin diskutimet, në varësi të situatës, nëse do të ketë përshkallëzim apo heqje të sanksioneve.

Në mesin e muajit mars, autoritetet gjermaneve vendosën të mbyllin shkollat, dyqanet, restorantet, parqet e lojërave dhe shumë kompani pezulluan punën si masë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

“Në Gjermani, kam besimin se njerëzit do të ndjekin rregullat në një mënyrë rigorize dhe për këtë jam i bindur se do të shohim sukses në pak ditë”, u shpreh Braun.

Sipas autoriteteve gjermane të shëndetësisë, aktualisht koronavirusi iu ka marrë jetën mbi 250 personave dhe ka infektuar më shumë se 42 mijë të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos