Periudhë provimesh: Më 22 maj testi i klasave të pesta, qershori për maturën

Nga A2 CNN
13 Maj 2023, 14:25 | Aktualitet
Periudhë provimesh: Më 22 maj testi i klasave të pesta, qershori

Mbi 30 mijë nxënës të klasave të pesta do t’i nënshtrohen provimit përmbyllës të ciklit fillor. Testi i standartizuar do të mbahet më 22 maj në të gjitha shkollat e vendit.

Nxënësit testohen për njohuritë në tri lëndë, Gjuha Shqipe, Matematikë dhe Dituri. Drejtues të zyrave arsimore tregojnë për masat e marra nga çdo shkollë, ndërsa qetësojnë nxënësit dhe prindërit ne lidhje me testimin.

Provimi përmbyllës i klasave të pesta nuk është me notë dhe as penalizues për të kaluar në vitin pasardhës.

Ky testim ka vite që aplikohet ne vendit tone dhe sipas të dhënave mangësitë më të mëdha fëmijët e fillores i kanë në gjuhën shqipe.

Ndërkohë, muaji qershor do të jetë I ngarkuar me provime, fillimisht për maturantë të cilët kanë 4 provime nga data 1 qershor deri më19 qershor.

Pas përfundimit të maturës shtetërore  nisin provimet për nxënësit e klasave të nënta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos