Përjashtimi i Berishës, Alibeaj: Pas këtij vendimi, përfaqësues të SHBA thanë se janë në krah të PD deri në marrjen e qeverisjes

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2021, 22:01 | Politikë
Përjashtimi i Berishës, Alibeaj: Pas këtij vendimi,

Enkelejd Alibeaj e vlerësoi edhe njëherë vendimin e Lulzim Bashës më 9 shtator për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ishte shpallur më herët “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nënkryetari i PD, u shpreh se pas vendimit të Bashës erdhi dhe reagimi i përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, si ambasadorja Kim apo zv/ndihmës sekretari Escobar, të cilët sipas Alibeajt thanë që SHBA janë pranë demokratëve deri në marrjen e pushtetit.

“Një gjest të moralshëm politik e ka bërë Lulzim Basha më 9 shtator. E kuptova që do të ishte një akt që në bazën e PD do të lëndonte gjendjen e demokratëve aq më tepër që vinim pas masakrës elektorale ku na u vodh ndryshimi. Fakti që Basha e mori vetë, ishte një nga aktet më të mira, i prirur që mos përfshinte bazën dhe të shkaktonte trauma që tashmë ndodhen. I takonte Bashës që ta merrte këtë vendim për shkak të statutit. Ka që nuk e mendojnë kështu. I kuptoj. SHBA treguan që një vendim i tij nuk u mor ndaj PD dhe demokratëve, por ndaj një personi. Madje përfaqësues të SHBA, kujtoj këtu ambasadoren Kim edhe zoti Escobar, thanë që Shtetet e Bashkuara janë pranë demokratëve, janë pranë PD deri në fitore, pra deri në marrjen e qeverisjes. Ky është një shembull i qartë. Ne nuk e kemi luksin për të mos pasur në krah një aleatët si SHBA, që e ka bërë të qartë që nuk ka shans, zero, për PD që të vijë në qeverisje nëse nuk do të ndërmerrte atë akt të detyruar që u mor në shtator”, u shpreh Alibeaj në Intervistë për Merita Haklajn. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/24/alibeaj-shba-ka-marre-shume-vendime-pro-shqiperise-ta-pranojme-edhe-ate-ndaj-berishes/
https://a2news.com/2021/12/24/alibeaj-ne-a2-cnn-praktikat-korruptive-ishin-simptomat-kryesore-te-mandatit-te-pd-2009-2013/
https://a2news.com/2021/12/24/referendum-ne-bilardo-me-shifra-te-rreme-alibeaj-e-di-se-cfare-ka-ndodhur-por-se-tregoj-se-ruaj-cipen-e-fundit-te-demokrateve/
https://a2news.com/2021/12/24/a-do-te-perfundoje-pd-ne-gjykate-alibeaj-foltorja-nuk-ka-asnje-shans-do-te-rrezoheshin-te-gjitha-vendimet/
https://a2news.com/2021/12/24/publikimi-i-te-dhenave-te-pagave-alibeaj-kam-pershtypjen-se-do-dalin-dhe-gjera-te-tjera/

A2 CNN Livestream

Latest Videos