Përjashtimi i Nokës, Grida Duma: Nuk ka të bëjë me mendimin ndryshe, por me interpretimin e mbledhjes

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 20:34 | Politikë
Përjashtimi i Nokës, Grida Duma: Nuk ka të bëjë me

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka hedhur poshtë deklaratat se, përjashtimi i Flamur Nokës nga nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, ka ardhur për shkak të mendimit ndryshe. Në një intervistë për Debat në A2 CNN ajo tha se  kjo nuk ka ndodhur për shkak të lirisë së fjalës, por për shkak të interpretimit ndryshe të asaj që ka ndodhur në mbledhje.

“Situata nuk është e zakontë dhe ka ngjarje jashtë këtij normaliteti, i cili duhet kuptuar siç është nuk ka ndodhur për shkak të kritikës e mendimit ndryshe dhe lirisë së fjalës. Por kushdo që ka mendim ndryshe, por bën brenda dhe jashtë dyerve dhe pasi del nga një mbledhje. Në asnjë moment nuk ka të bëjë me zërin ndryshe, apo kundër, por ajo që është diskutuar në mbledhje nuk është ajo që ka dalë në publik, nuk ka ndodhur që kreu i PD t’i drejtohet vetëm me mbrojtje e kujdes anëtarësisë së PD”.

https://a2news.com/2021/10/12/kultura-perjashtuese-e-zvogelon-pd-kadilli-bashes-pse-mban-ne-parti-njerez-qe-pastrojne-para/

Për deklarata e Nokës në lidhje me etiketimet në mbledhje, Duma shprehet se nuk e di pse e ka bërë këtë, por thotë se çdokush në hierarkinë e PD duhet të ketë përgjegjësi.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur pse e ka bërë këtë, se ku i gjeti këto (llumi) pse e ka bërë në nuk futem në etikën e një kolegu. Çdo njeri në hierarkinë e PD duhet të ketë përgjegjësi të shtuar. Asgjë që duhet të shërbejë për mirë të mos shkojë për keq. Nuk mund ta mbajë sot anëtarësia peshën aktuale, por hierarkia e PD”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos