Përjetësimi i Saimir Hoxhës, Rama: ka më pak raste tragjike, fëmijët e dëshmorit s'i lëmë vetëm

Nga A2 CNN
30 Shtator 2021, 13:10 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë për vënien e yllit simbolik të nënkomisar Saimir Hoxhës në murin e Kujtesës së Ministrisë së Brendshme, ku përkujtohen të gjithë efektivët e rënë në krye të detyrës. “Ky është një moment aspak i lehtë për bashkësinë tonë, pasi humbja e jetës në krye të detyrës është një humbje tragjike që shkon përtej familjes dhe të afërmeve, dhe prek shpirtin e një shoqërie dhe një vendi. Sot, do të vendosim yllin e Sajmirit në murin e kujtesës së Policisë së Shtetit, pranë atyre që kanë humbur jetën”. Përtej tragjedisë së pardjeshme, ku nënkomisari i shpallur Dëshmor i Atdheut u vra teksa po kryente një kontroll në Kune-Vain nga 21-vjeçari Aldi Rama, kryeministri nënvizoi faktin se numri i rasteve tragjike vitet e fundit është më i pakët se gishtat e një dore, por statistikat nuk kanë rëndësi se edhe një jetë e vetme është tragjike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos