Përkujtimorja e Kacifas, gazetarët shqiptarë nuk lejohen të marrin pjesë

Nga A2 CNN
26 Tetor 2019, 14:29 | Kronikë
Përkujtimorja e Kacifas, gazetarët shqiptarë nuk lejohen të

Ceremonia përkujtimore e 1-vjetorit të vrasjes së ekstremistit grek Konstandin Kacifas u shoqërua me tensione në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Një afërm i tij nuk lejoi gazetarët shqiptarë të merrnin pjesë në meshë, ndërsa i akuzoi ata. Ndërkohë, kreu i Omonia-s, Fredi Bejleri foli për një ceremonipaqësore.

Në fshat, ndonëse nuk ka forca policie prej ditësh, agjentët e antiterrorit kanë marrë masat për ceremoninë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga pika kufitare e Kakavijës hynë 1800 grekë, ndërsa 3 prej tyre nuk u lejuan pasi ishin shpallur “non grata”. 7 të tjerë nuk përmbushnin qëllimin e vizitës.

35-vjeçari Kacifas u qëllua për vdekje nga forcat RENEA pas disa tentativave që u bënë që ai të dorëzohej, edhe pse ishte i armatosur dhe qëllonte në drejtim të policisë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos