“Klandestinët”, arrestohen 5 persona, kapen edhe 19 emigrantë

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 14:02 | Kronikë

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Klandestinët”, duke vënë në pranga 5 persona, një tjetër është shpallur në kërkim, ndërsa janë kapur edhe 19 shtetas të huaj.

Personat e arrestuar janë shtetasit:

• H.H, 30 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë.

• B.Gj, 27 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë.

• A.B, 19 vjeç, banues në Kamëz, (i dënuar më parë për veprën "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve").

• E.I, 27 vjeç, banues në Tiranë.

• M.M, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Si edhe është shpallur në kërkim shtetasi:

• E.K, 29 vjeç, banues në Domje, Tiranë.

Sipas policisw, rezulton se pesë shtetasit H.H; B.Gj; A.B; E.I dhe E.K, në periferi të qytetit të Bilishtit, kanë marrë në mjetin tip minibus, të markës “Volkswagen”, 15 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e tyre më pas drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 1000 deri në 1500 Euro secili. Në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë  në dalje të Pogradecit  shtetasit A.B dhe E.I, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por falë ndërhyrjes së menjëhershme është bërë e mundur ndalimi dhe arrestimi i tyre në flagrancë. Gjithashtu në fshatin Memëlisht, Pogradec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin M.M, duke transportuar me mjetin tip “Peugeot”, 4 shtetas të huaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos