
Forca të shumta policie kanë ushtruar kontrolle të imtësishëm gjatë mesditës së sotme në disa kontejnerë në Portin e Durrësit.
Kontrollet kanë qenë të befasishme dhe janë shtrire edhe në zyrat e administratës së Autoritetit Portual.
Gjatë kontrolleve janë bllokuar hyrje-daljet nga territori i Portit të Durrësit, ndërsa punonjës të administratës nuk janë lejuar të largohen nga vendet e tyre të punës.
Nuk ka të dhëna, nëse kontrollet kanë qenë në bazë të informacioneve paraprake, apo janë pjesë e kontrolleve rutinë të organizuara nga uniformat blu. Deri më tani, nuk ka të dhëna që të jenë gjetur mallra apo lëndë të paligjshme nga kontrollet e ushtruara. (A2 Televizion)