Në Cërrik luhej ende kumar, sekuestrohen 7 kompjuterë, procedohen 3 persona

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 14:34 | Kronikë

Tre persona janë proceduar penalisht nga policia në Cërrik, ndërsa janë sekuestruar edhe 7 kompjuterë që përdoreshin për lojëra fati.

Sipas policisë, në fshatin Gostimë, Cërrik, në një lokal në pronësi të shtetasit  A.B., të cilin e kishin marrë me qira shtetasit E.B dhe E.H., kanë konstatuar se zhvillohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit. Në përfundim të veprimeve të para procedurale, Specialistët për Hetimin e Krimit proceduan penalisht   penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

E. B., 29 vjeç dhe E. H., 35 vjeç, për veprat penale “Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe "Organizimi i lotarive të palejuara”;  A. B., 47 vjeç, për veprën penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat e fatit";

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kompjuterë që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos