Përkujtohet Aushvici: “Po e harruam të keqen, rikthehet”

Nga A2 CNN
27 Janar 2019, 20:20 | Bota
Përkujtohet Aushvici: “Po e harruam të keqen, rikthehet”

Të mbijetuarit e kampit famëkeq të Aushvicit në Luftën e Dytë Botërore përkujtuan 74-vjetorin e çlirimit nga trupat sovjetike.

Në ceremoninë e zhvilluar, të pranishmit ecën me qirinj në duar në drejtim të portës hyrëse të kampit në të cilën qëndron shkrimi: Puna do ju bëje juve të lirë.

Kryeministri i Polonisë, Mateus Moravicki, iu drejtua të pranishmëve duke thënë se kjo e keqe nuk mund të harrohet kurrë, në të kundërt ajo mund të kthehet sërish.

Ata që arritën t’i mbijetonin tmerrit të kampit të përqendrimit u lutën në murin e vdekjes, i cili përdorej nga rojet e kampit për të ekzekutuar të burgosurit.

Më shumë se 1.1 milionë njerëz u vranë në Aushvic nga 1940 deri në 1945. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos