
Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka hequr dore nga muri kufitar dhe kërcënon me një tjetër mbyllje te qeverise.
Të premten kreu i Shtëpisë së Bardhë mbështeti një marrëveshje që mundëson financimin e agjencive federale për 3 javë, por ku nuk përfshihen fondet e kërkuara prej tij për murin.
Ndërsa shumë e konsideruan këtë si një hap prapa, Trump sqaroi në Twitter se ujdia për hapjen e përkohshme të qeverisë nuk nënkuptonte lëshim lidhur me çështjen.
Presidenti republikan sugjeroi se mund te nxiste një tjetër mbyllje të qeverisë, ose të shpallte gjendjen e emergjencës nëse kërkesa e tij nuk plotësohet.
Numri 1 i Uashingtonit ishte zotuar të refuzonte çdo projekt-buxhet qe nuk përfshinte 5.7 miliardët e nevojshme për mbajtjen e premtimit të tij më të rëndësishëm elektoral. (A2 Televizion)