Tornado godet aeroportin e Antalias

Nga A2 CNN
27 Janar 2019, 19:40 | Bota
Tornado godet aeroportin e Antalias

Kjo javë solli në Mesdhe, stuhi të fuqishme në rajonin Perëndimor të tij, ndërsa fundjava i ka zhvendosur këto stuhi drejt Mesdheut Lindor në brigjet e Qipros dhe Turqisë.

Rajoni i Antalias, këtë fundjavë u godit nga 5 tornado të cilët u shoqëruan me stuhi të forta ere, rrebeshe shiu dhe breshëri.

Një prej tornadove goditi aeroportin e Antalias duke shkaktuar kaos në aktivitetin e tij. Shumë makina të transportit të brendshëm u shkatërruan, disa avionë u zhvendosen si dhe një autobus u përplas, duke plagosur 12 pasagjerë.

https://www.youtube.com/watch?v=uTQrSCAo8EA

Sipas Agjencisë së lajmeve “Anadollu” në rajonin e Antalias humben jetën dy persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos