Hoteli Grace: I vendosur mbi bregun veriperëndimor të Santorinit, ky hotel (pjesë e Auberge Resorts) duket si një vend ku pushojnë perenditë grekeAd infinitum, Santorini: Perëndimet e diellit nga ky hotel janë mahnitëse Hanging tough: 1828 metra mbi nivelin e detit, Anantara Al Jabal Al Akhdar ofron një pamje mitike nga peizazhi i thyer malor i OmanitAnantara Al Jabal Al Akhdar në Oman, njohur ndryshe edhe si "Bukuroshja e fjetur", ka 115 dhoma, një pishinë në buzë të shkëmbit, gjashtë restorante, një spa dhe një hamamUshqimi mes maleve në Anantara, është një përvojë e veçantë. Jo më kot, ky hotel ishte edhe i preferuari i princeshës Diana Cliff House: I ngritur mbi gjirin Ardmore në bregun juglindor të Irlandës, hoteli me pesë yje është i vendosur në një fshat peshkimiUshqimi në restorantin e këtij hoteli është një kënaqësi për sytë dhe sigurisht stomakunMonastero Santa Rosa Hotel & Spa: I ngritur në bregdetin e Amalfit në Itali, ky hotel është një ish-manastirSecret Bay: Gjiri Sekret në Dominikë është një oaz me vila, i vendosur në majë të një kepiTingujt qetësues të valëve të oqeanit, shoqërojnë trajtimet në spanë lukzose të hotelitReid's Palace Hotel në Madeira, Portugali, mirëpret mysafirë në çdo stinëMrekullohuni me këtë mjedis piktoresk, teksa shijoni një çaj tradicional pasdite në hotelin Reid's PalaceEmri i hotelit Angama Mara në Kenia frymëzohet nga fjala suahili që do të thotë "pezull në ajër". Aty u realizuan dhe disa nga xhirimet e filmit të vitit 1985, "Out of Africa"Suitat me tenda të hotelit Angama Mara u ofrojnë mysafirëve një pamje 180 gradë të Maasai Mara, një nga safarit më të jashtëzakonshëm në botëHotel Post Ranch Inn në Big Sur, Kaliforni, ngrihet 1200 metra mbi bregun e thyer të Paqësorit
Shpeshherë hotelet shndërrohen në atraksione turistike, falë arkitekturës, kushteve që ofrojnë dhe peizazhit që i rrethon. Të ngritur mbi shkëmbinj dhe me pamje fantastike përballë, këto hotele konsiderohen romantikë, privatë dhe ju bëjnë të ndiheni në "majë të botës".
Nga Kenia në brigjet e Amalfit dhe Santorinit, fotogaleria e mësipërme rendit disa nga hotelet më mahnitëse ndërtuar mbi shkëmbinj. (A2 Televizion)