Qyteti Studenti në rikonstruksion, 150 studentë kërkojnë strehim, bashkia ofron zgjidhjen

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2022, 13:25 | Aktualitet
Qyteti Studenti në rikonstruksion, 150 studentë kërkojnë

Rikonstruksioni i dy godinave të tjera në Qytetin Studenti rrezikon të lërë pa strehë 150 studentë.  Një përfaqësi e tyre ka protestuar, mëngjesin e së mërkurës, duke kërkuar zgjidhje nga Bashkia e Tiranës. Të rinjtë thonë se afati i fundit për largimin nga godinat 14 dhe 4 në Qytetin Studenti, është 30 nëntori, por ende nuk u është ofruar një mundësi tjetër strehimi.

Në mbështetje të studentëve ka dalë dhe shoqëria civile. Drejtues të Qendresës Qytetare akuzojnë drejtuesit e Qytetit Studenti për heshtje dhe neglizhencë ndaj strehimit të 150 studentëve.

Ndërkohë bashkia e Tiranës e pyetur nga A2 CNN deklaron se 150 studentët do të sistemohen në godina të tjera të Qytetit Studenti deri në përfundimin e rikonstruksionit të godinave ku ata jetojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos