Përleshje me armë mes policisë dhe një grupi kriminal, 10 të vdekur

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 08:43 | Bota
Përleshje me armë mes policisë dhe një grupi kriminal, 10

Dhjetë të vdekur është bilanci i një përleshjeje me armë mes policisë meksikane dhe një grupi të rrezikshëm kriminal në Nju-Meksiko.

Të dhjetë viktimat janë anëtarë të grupit kriminal, ndërsa raportohet se nga forcat e rendit kanë mbetur tre persona të plagosur, njoftojnë mediat e huaja.

Ministri i Sigurisë së shtetit të Nuevo Leon, Gerardo Palacios, ka konfirmuar se përplasja me armë ka ndodhur përgjatë autostradës për në Nuevo Laredo, qytet pranë shtetit të Tamaulipas.

“Personeli i policisë u sulmua me armë zjarri nga disa persona, të cilët lëviznin në bordin e tre kamionëve të blinduar”, u shpreh në një reagim në Twitter Palacios. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos