Ukraina dhe kryeqyteti i saj Kievi u sulmuan përsëri nga raketat ruse në mëngjesin e 29 majit, me një prej breshërive më të rënda të shënuar në muajt e fundit.
Mbrojtja ajrore e Ukrainës arriti të ndalë në ajër 37 raketa ‘Kh-101/Kh-555’ dhe 29 dronë vetëvrasës ‘Shahed-136/131’ të prodhimit iranian gjatë sulmit masiv ajror rus.

Por, fragmente raketash ranë në disa zona të Kievit, ndërsa një civil u plagos copëzat e tyre dhe u dërgua në spital në rrethin Podil, sipas një njoftimi nga kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.
Ndërkohë, një prej momenteve kur copëza të raketave ruse binin mbi Kiev është kapur në video nga kamerat e sigurisë në distriktin Obolon të kryeqytetit ukrainas.

Fatmirësisht nuk u regjistruan viktima, por rrëzimi i fragmentit të raketës ruse mund të ishte me pasoja pasi pamjet nga ÇTV tregojnë se ajo ra pak pasi një minibus kaloi aty pranë.
Një makinë që ndjek minibusin më pas përplaset me fragmentin e raketës që digjet. (A2 Televizion)