U godit nga rrufeja, ndërron jetë në spital alpinistja italiane

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 18:32 | Bota
U godit nga rrufeja, ndërron jetë në spital alpinistja italiane

Një 53-vjeçare italiane e apasionuar pas maleve, ka ndërruar jetë sot, një ditë pasi u godit nga rrufeja në mal. Evelina Tomasoni nga Manerbio, në zonën e Brescias nuk ia doli, pasi u godit nga rrufeja të dielën, ndërsa ndodhej në shpatin e malit Guglielmo midis Pisogne dhe Zone në provincën e Brescia-s, në një lartësi prej rreth 1800 metrash.

Gruaja ishte transferuar me helikopter në spitalin Papa Giovanni në Bergamo, por kushtet e saj ishin të rënduara. Një adhuruese e madhe e malit, Evelina Tomasoni u kap nga stuhia teksa ishte e angazhuar në një ekskursion me partnerin e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos