Po punonte në zyrë, vdes kryebashkiaku, pëson atak kardiak

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 18:16 | Bota
Po punonte në zyrë, vdes kryebashkiaku, pëson atak kardiak

Kryetari i Bashkisë së Erenlerit të Sakaryas, Fevzi Kılıç, 59 vjeç pësoi një atak kardiak në zyrën e tij rreth orës 16.00 të ditës së sotme, e për pasojë ndërroi jetë.

Punonjësit e bashkisë kanë kuptuar situatën dhe kanë njoftuar menjëherë Qendrën e Thirrjeve Emergjente 112. Kılıç u dërgua në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Sakarya me ambulancë pas ndërhyrjes së tij të parë në vendngjarje.

Fevzi Kılıç, baba i katër fëmijëve, me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka ndërruar jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos